Ramiz Lladrovci ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato që do të përfundohen gjatë mandatit të ardhshëm

Ramiz Lladrovci ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato që do të përfundohen gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur takime zgjedhore në fshatin Zabel i Poshtëm dhe Zabel i Epërm, ku para simpatizantëve ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato që do të përfundohen gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar. “Tek ju shoh forcën e ndryshimeve të mëdha, sikurse që kemi bashkëpunuar ne realizimin e listës së projekteve për vitin e ardhshëm, ashtu edhe ne realizimin e projekteve ku ju ishit zëri i arsyes, ashtu do të vazhdojmë rrugëtimin tonë ne realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka thënë Lladrovci. Nga banorët e këtyre dy lokaliteteve, Lladrovci ka marr kërkesat që janë në interesa primare gjatë katër viteve. “Jam i lumtur që para jush shoh ndryshimin, shoh vullnetin tuaj, sepse vetëm ne bëjmë ndryshimin në Drenas. Bujqësia është dhe mbetet resurs i madh zhvillimor në këto anë, ndërsa Parku i ri i biznesit është mundësi e re e jashtëzakonshme për të rinjtë tanë. Për tre vitet e ardhshme, çështja infrastrukturore do t’i përmbyll, planifikimi ynë për vitin e ardhshëm është i drejtuar te projektet emergjente, i përpiluar në dëgjimet buxhetore me komunitet”, ka thënë Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …