Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paraqet kërkesën e saj për referendum për bashkim kombëtar

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot mban konferencë për medie gjatë së cilës do ta paraqet kërkesën e saj për referendum për bashkim kombëtar. Kërkesa do t’i drejtohet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore të dy shtetet të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Në këtë konferencë shtypi do të prezantohet edhe projekt propozimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Shqipërisë.  Konferenca mbahet në ora 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

Ylber Hysa: Thaçi bisedoi me Presidentin Clinton nga një tendë e improvizuar për demilitarizimin e UÇK-së

Ish-diplomati Ylber Hysa ka rrëfyer një episod të rrallë nga paslufta duke treguar se Hashim …