“Lëvizja Qytetare Vatra” në Gjilan e prish koalicionin me Nismën Socialdemokrate

“Lëvizja Qytetare Vatra” në Gjilan e nga sot e prish koalicionin me Nismën Socialdemokrate

Lëvizja Qytetare “Vatra” ka prishur koalicionin me Nismën në qytetin e Gjilanit. Përmes një komunikate për media, kjo lëvizje ka sqaruar pakënaqësinë që ka me partinë Fatmir Limajt. Ndër të tjera, aty përmendet tërheqja e ish-ministrit, Bajram Hasani nga Qeveria Haradinaj. “Nisma në Gjilan është parti e katandisur si mos më keq dhe pa zot shtëpie. Pas sharkimit të Bajram Hasanit, në strukturat e saj organizative mungon koordinimi ekziston një amulli e madhe ku nuk di se me kë duhet të flasësh e me kë duhet të koordinohesh. Që prej se z. Hasani nuk është më Ministër ansambleistët janë të qakorduar dhe shihen sikur kanë mbete pa zot shtëpie, veprojnë pa koordinim dhe votojnë në kuvend sipas qefeve, prandaj duke e parë këtë qakordim të skajshëm të ansambleistëve të Nismës dhe mos pozicionimin e qartë në Kuvend ne nuk e shohim të arsyeshme të qëndrojmë e pajtohemi duke heshtur në këtë situatë. Duke e parë këtë gjendje qesharake ne si lëvizje nuk do ta vazhdojmë bashkëpunimin me këtë parti e cila është e lidhur ngushtë për interesa familjare. Nga sot “Lëvizja Qytetare Vatra” do të veprojë si e pavarur dhe ndaras Nisma- s, duke i uruar kësaj të fundit që sa më shpejt të dalë nga kjo gjendje e të mos jetë vetëm një subjekt i punësimeve familjare”, thuhet në komunikatën e Lëvizja Qytetare “Vatra”.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …