Lëvizja Vatra: Një herë e mirë të zgjidhet problemi në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, ku nyje e problemit është Kosova Lindore

Lëvizja Vatra: Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Lëvizja Vatra ka tërhequr vëmendjen se kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaft shqetësues dhe se shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre atje, po arrestohen nga Serbia kur po kthehen në trojet e tyre. “Pas arrestimit ata (shqiptarët) dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë. Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më  herët nuk është vërejtur diçka e tillë. Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiqit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vatra.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …