Policia e Kosovës fillon me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari

Në orën 9:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovice dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

 Me 26 shtator me një varg aktivitetësh përkujtohet Heroi Fatos Sherif Krasniqi

Të nderuar bashkëluftëtarë dhe miq, ju njoftojme me agjendën e aktiviteteve që do të organizohen …