Brickos

Ç. Jovanoviq: Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh shqiptarë, në Batajnicë

Cedomir Jovanoviç thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë sepse ka kryer krime atje

Cedomir Jovanoviç ka qenë një nga zërat e fuqishëm kundër politikës serbe të viteve ’90 si një nga udhëheqësit e protestave studentore dhe të bllokut demokratik. Ai konsiderohet si personi që i dorëzoi Gjykatës së Hagës ish-kryetarin Sllobodan Millosheviç. Ai thotë se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje. “Ne me politikën tonë ndaj Kosovës, idenë e shtetit serb dhe shtetit ku jetojnë serbët dhe shqiptarët e kemi djegur në mënyrë brutale. Kur kemi vrarë në fillim një mëngjes atë zotëri Kelmendin, vrasja e parë që i kemi nxjerrë fëmijët dhe gruan nga shtëpia. Në Serbi e kemi vrarë atëherë. Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”, u shpreh Jovanoviç.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …