leoni

Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

LDK-ja dhe Vetëvendosja do të formojnë Zyrën Shtetërore me qëllim për t’i hetuar “krimet” e paragjykuara të SHIK-ut

Grupet punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes kanë diskutuar për sigurinë dhe drejtësinë. Pas takimit, ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media deklaroi se ndër të tjera është diskutuar edhe formimi i Zyrës Shtetërore për Hetim që do të hetojë krimet e vjetruara sidomos ato politike. Zyrtarë të LDK-së për vite me radhë kanë kërkuar që vrasjet politike të zbardhen e për të cilat edhe kanë akuzuar Shërbimin Informativ të Kosovës dhe ish-kreun e kësaj organizate, Kadri Veselin. Ish-deputeti i VV-së, Sami Kurteshi që ka qenë pjesë e takimit të fundit të grupeve punuese nuk ka dashur të komentojë nëse kjo Zyrë që është diskutuar të formohet do të hetojë edhe SHIK-un, kurse ish-deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka thënë LDK është gjithmonë e gatshme që të shtyejë përpara hetimin e SHIK-ut. Në kohën kur LDK-ja kishte kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe atë të jashtëm nuk është ndërmarrë asnjë hap në “hetimin” e të ashtuquajturit  SHIK, me të cilin ata e identifikojnë PDK-në dhe partitë e dala nga lufta, apo sikur quhet krahu i luftës, tashmë në opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …