Lëvizja Vetëvendosje: Gjykata Speciale shtrembëron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje: Gjykata Speciale shtrembëron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjykata Speciale dhe tendenca për shfuqizimin e saj, ishin temë që janë diskutuar në tryezën “Dhomat e specializuara dhe raporti me institucionet e Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë politike që synon të shtrembërojë luftën për liri të UÇK së, por tendenca për shfuqizimin e saj është e padrejtë.

“Më 22 dhjetor 2017 një grup i deputetëve kërkuan shfuqizim të ligjit. Vetëvendosje ka pasur qëndrim të qartë edhe për këtë tendencë. E kemi konsideruar si nismë jo serioze. Në mënyrë tinëzare dhe jo serioze. Ata deputetë përfaqësonin interesat e individëve, prandaj nuk e kemi mbështetur projektligjin, i cili u procedua tashmë në qeveri”, ka deklaruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …