leoni

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-ë, Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë e të padobishëm veprimin e deputetes Reshitaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë e të padobishëm veprimin e deputretes nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj. Ai ka shtuar më tutje se subjektit poltik që drejton nuk i është kërkuar për zgjedhjen e presidentit. “Nuk na është kërku vota si subjekt politik. Jam informu se ajo po don me marr pjesë në seancë, unë i kam shpreh qëndrimin se jam kundër. Ka qenë veprim individual i saj. Këtë pjesë nuk e kam qartë nuk e kam diskutu. E konsideroj të padrejtë dhe të padobishëm veprimin individual të zonjës Reshitaj. Është vendim jashta atyre që kemi biseduar në kryesi” është cituar të ketë dekaruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …