Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Graiçevci: Të pagjeturit të jenë prioritet në dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi

Kryetari i Këshillit Koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës në Kosovë, Ahmet Graiçevci ka porositur që të pagjeturit të jenë prioritet në dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi. Ai ka theksuar më tutje se edhe ndërrimi i shpeshtë i pushteteve, por edhe ekspertëve ka bërë që kjo çështje të zvarritet deri më tani. “Për dallim nga pala serbe, komisionet tek ne janë ndërruar pothuajse çdoherë kur janë ndërruar qeveritë dhe mendoj që një komision i tillë do duhej të jetë i përbërë nga persona permanentë, sepse kjo punë është e lidhur me të kaluarën. E sa i përket institucioneve të Kosovës, është pikërisht procesi edhe ndërrimi i qeverisjeve dhe komisioneve sidomos asaj për krime lufte, Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia për krime lufte dhe faktikisht edhe ju kam lutur, institucioneve të tanishme që mos të prekin në ato fusha ku duhet të jenë ekspertë sepse ne nuk kemi nevojë për qoban, por për hulumtues dhe ekspertë. Edhe pse janë ndërruar qeveritë, ekspertët nuk është dashur të ndërrohen, duhet të ketë vizion sepse 22 vite janë shumë,  dhe familjarët kanë nevojë për drejtësi dhe një ligj. Kjo temë është tejet e ndjeshme tek ta, janë në ankth dhe presin shumë nga ne. Sa i përket institucioneve nuk është që nuk kanë bërë asgjë, por kanë pasur mundësi që të bëjnë edhe më shumë sidomos bashkësia ndërkombëtare, duke e ditur krimin që u është bërë shqiptarëve dhe të bëjnë presion mbi ata që nuk tregojnë që ku janë ata trupa”, ka deklaruar në mes tjerash kryetari i Këshillit Koordinues për të zhdukurit dhe krimet e luftës në Kosovë, Ahmet Graiçevci.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …