Agim Shahini

Shahini: Qeveria t’i lë manevrat politike dhe të merret me problemet ekonomike

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’I lë anash manovrat politike dhe të merret me problmet ekonomike me tëp cilat po ballafaqohet vendi. Ai ka shkruar se Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon nga qeveria partneritet me sektorin privat, si mundësi e vetme për tejkalimin e krizës ekonomike e cila ka goditë vendin, si pasoj e pandemisë dhe mungesën e ligjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe sigurimin e fondeve financiare e zhvillimore. Qeveria deri më tani nuk ka marr asnjë iniciativë për rimëkembje ekonomike e as për përmisimin e furnizimit me vaksina për pos iniciativës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje e cila për momentin as një efekt pozitiv për ekonominë e qytetarin e Kosoves  në përmisimin e jetës sociale dhe ekonomike nuk ka. Brenda një viti u mbyllen apo shuan aktivitetin e vete rreth 20 mijë biznese e mbetën pa punë mbi 50 mijë puntorë. Ky është problemi i cili kërkon zgjidhje e jo Ligji Zgjedhor i cili nuk ka asnjë rëndësi për përmisimin e ekonomisë dhe shëndetit public, ka shkruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …