Katedrales “Nënë Tereza”

Besimtarët e krishterë sot festojnë Ditën e Pashkëve

Sot besimtarët katolik anekënd botës, festojnë Ditën e Pashkëve. Ceremonia e kësaj date të rendësishme të fesë katolike, në vendin tone u mbajt mbrëmë në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjaj. Ai drejtoi ceremoninë e Meshës Solemne të Pashkëvee cila filloi me lutjen për paqe dhe dashuri. Gjatë Meshës, në urimin e tij, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergjaj rikujtoi se pashkët janë një festë e veçantë në botën e krishtere, ditë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpresës, ditë e ringjalljes së jetës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë përjetësisë. Për nder të kësaj feste sot në Kosovë në ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …