Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj paralajmërimeve për shtrenjtimin e rrymës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj paralajmërimeve për shtrenjtimin e rrymës. Ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për një udhëheqje që i mbron qytetarët, e jo që i dëmton ata. “Albin Kurti e shkatërroi sektorin e energjisë me vendimet e tij të papërgjegjshme. Me krenari e pati anuluar kontratën për ndërtimin e termocentralit të ri, duke i humbur Kosovës 21 milionë euro dëm në arbitrazh. E ndaloi gazsjellësin amerikan dhe çdo investim strategjik, duke e lënë vendin pa asnjë alternativë të sigurt dhe afatgjatë për energjinë. Përfitues të kësaj politike të qëllimshme janë vetëm tregtarët e energjisë dhe klika e tij politike – ndërsa humbësi i vetëm është qytetari i Kosovës! Sot, përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve të çdo produkti jetik, Qeveria e godet edhe një herë qytetarin me rritjen e çmimit të rrymës. Paralajmërimi i ZRrE-së për shtrenjtim prej 15% nga 1 prilli është një goditje e rëndë për mirëqenien e familjeve kosovare dhe për ekonominë e vendit. Kjo qeveri është e paaftë dhe e rrezikshme” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …