Lidhja Demokratike e Kosovës po e mban Kuvendin e 10 zgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës po e mban Kuvendin e 10 zgjedhor të saj. Punimet e Kuvendit kanë nisur me fjalimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhikut. Gjatë fjalimit para të pranishmëve, ai falënderoi të gjithë qytetarët që kanë kontribuar për fuqizimin e kësaj partie. “Në emër të gjithë juve, gjithë anëtarësisë sonë, shprehi jo vetëm falënderim e mirënjohje, por të ngrehi në lartësinë më të madhe patriotike kontributin e gjithë burrave dhe grave të LDK-së, të atyre që janë e të tjerët që s’janë mes nesh, themeltarëve të kësaj shtëpie të demokracisë, që të rreshtuar prapa atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik doktor Ibrahim Rugovës., bënë gjithë rrugëtimin për liri, pavarësi e demokraci , atë që e pamë të gjithë, atë që na qëndron si rikujtim i këtij misioni fisnik. Faleminderit të gjithëve, qofshim të aftë të bëjmë e të ruajmë atë çfarë bëtë ju”, ka thënë Abdixhiku në fjalimin hapës të Kuvendit të dhjetë zgjedhor të LDK-së. Përveç anëtarëve të LDK-së, në Kuvendin zgjedhor po marrin pjesë persona të ambasadave amerikane, britaneze, suedeze, franceze, OSBE, BE-së, si dhe familjarë e veprimtarëve të LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përballë afatit për Qeverinë e re: Nëse nuk ka Kurti 3, Kosova shkon në zgjedhje

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbetur përballë një afati …