Historianët e Deçanit cilësimet e KMDLNJ-së lidhur me rastin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese i konsiderojnë shpifje

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” pritet ta bllokoj rrugën për te Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan pritet ta bllokojnë rrugën për te Manastiri i Deçanit, ashtu sikur kanë paralajmëruar kohë më parë. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot në ora 16:00, do të përfundoj ultimatumi i dhëne Qeverisë se Republikës se Kosovës për të zgjidhur kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit me Manastirin e Deçanit rreth pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”. Heshtja e Qeverisë se Republikës se Kosovës ndaj kërkesave të tyre dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem është një anomali e pa shërueshme. Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017, do të shpallët bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës të cilat me ngulm duan që të i falin pronë publike Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …