Autoritetet më të larta të vendit dënojnë sulmin në Paris

Pas sulmit të ndodhur në Paris nga i cili mbetën të vrarë dy policë, autoritetet më të larta të vendit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e këtij sulmi. Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar sulmi në Paris dhe vrasja e policëve është sulm dhe kërcënim ndaj vlerave tona të përbashkëta. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shkruar se është thellë i prekur nga sulmi në Paris. Ngushëllimet e mija më të thella popullit dhe qeverise franceze. Kundër sulmeve në Paris ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë të solidarizuar me Francën, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …