leoni

Limaj bisedoi me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Limaj bisedoi me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad

Kryetari i Nismës  për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, z. Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e ri norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjastad. Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjastad, i ka uruar suksese në detyrën e re. Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Norvegjinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Norvegjisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ambasadori norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit. Ambasadori norvegjez në Kosovë, z. Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës. Në fund, Ambasadori norvegjez, z. Per Strand Sjaastad, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën. Të dy palët shprehën gatishmërinë për takime të mëtutjeshme për një bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …