Limaj

Limaj: Kosova është në një krizë qeveritare dhe në situatën e tanishme, është shumë më keq se sa që do të jetë nesër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës sot ka mundësi nëpërmjet mocionit të mosbesimit të Qeverisë, ta tejkalojë këtë krizë në koalicionin qeverisës të shkaktuar nga kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, Kosova është në një krizë qeveritare dhe në situatën e tanishme, është shumë më keq se sa që do të jetë nesër, pasi partneri kryesor ia ka heq besimin partnerit tjetër. Ai shtoi se vendimi fundit i Qeverisë së Kosovës është antikushtetues por që duhet të respektohet derisa Gjykata Kushtetuese të vendos ndryshe. Limaj në ka thënë se të gjithë duhet ta kryejmë detyrën tonë për ta kaluar këtë situatën e pandemisë sa më lehtë, ndërkohë ka shprehur shqetësimin se disa komuna ka disa ditë që apelojnë për ndihma dhe nuk kanë marrë.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …