Limaj: Kosova është në udhëkryq të madh dhe Nisma është garanca që vendi nuk do të marrë rrugën e gabuar

Programin e saj qeverisës, Nisma Socialdemokrate e ka shfaqur para qytetarëve të Therandës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, lideri i saj, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova tani është në një udhëkryq të madh dhe Nisma është garanca e vetme që vendi nuk do të marrë rrugën e gabuar. Unë jam i bindur që Kosova i ka djemtë dhe vajzat e saj që nuk do të lejojnë të merr drejtimin e gabuar. Ne jemi këtu garancë që Kosova do nuk do të merr drejtim të gabuar, dhe do të jetë zëri i çlirimtarëve në Kuvendin e Kosovës. Kosova ka dy oferta në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, njërën të atyre që kanë mundur t’i shërbejë vendit, por nuk i kanë shërbyer dhe në anën tjetër, ata të cilët kanë qenë gjithmonë pranë dhe me popullin, theksoi lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai drejtoi kritika ndaj kandidatit të Partisë Demokrastike të Kosovës, Enver Hoxhaj duke thënë se ai e ka gjetur të gatshme edhe lirinë edhe partinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …