leoni

Limaj: Kosovën e zhytur në baltë, ne e transformuam dhe e bëmë shtet krenar me të gjitha shtetet e rajonit

Kryetari i Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj ju ka bërë thirrje të rinjve që të mos e braktisin Kosovën por që të qëndrojnë këtu dhe ta japin kontributin në atdheun e tyre. Ai ka theksuar se sot shteti po udhëhiqet nga njerëz anarkistë dhe pa kurrfarë trashëgimie politike por braktisja e atdheut nuk është zgjidhje por angazhimi në frontin opozitar për ta bërë Kosovën ashtu sikur i ka hije. “Një Kosovë të zhytur në baltë, ne e transformuam, e sollëm në një shtet krenar me të gjitha shtetet e rajonit; ndërtuam autostrada, shkolla, ushtrinë, policinë. Dallimi ynë është se ne jemi munduar nuk kemi fol atë se çka kanë dashur njerëzit të dëgjojnë; ne duam që përmes politikave reale të fitojë Kosova, ne jemi maturuar, burrënuar, nuk kemi ditur ndryshe veçse kur fitoi Kosova, fituam të gjithë. Sot atdheu ynë drejtohet nga anarkistë, pa trashëgimi politike pa asgjë mbrapa, ata qeverisin përmes dramave, mashtrimeve. Sot ne kemi një qeverisje që është ndalur. Më shumë se kurrë, atdheu ynë ka nevojë për normalitet, njerëz të cilët ofrojnë dhe japin zgjidhje jo nga ata që kudo ku shkojnë japin energji negative”, theksoi mes tjerash kryetari i Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj gjatë shënimin e 10-vjetorit të themelimit këtij subjekti politik.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …