leoni

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Shpresoj që përvjetorin tjetër të pavarësisë ata që janë në Hagë do të kthehen në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se shpreson se që përvjetorin tjetër të pavarësisë ata që janë në Hagë do të kthehen në Kosovë. “16 vjet më parë po ndodhte ajo që shqiptarët e prisnin me shekuj, ngjarja më e rëndësishme për popullin që prej çlirimit të vendit më 1999. Kosova po shpallej shtet i pavarur. Atë kohë drejtonin institucionet kryesore në vend, Fatmir Sejdiu president i Kosovës, Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaçi kryeministër. Këta dy të fundit, as edhe këtë përvjetor të pavarësisë nuk gjenden në Kosovë. Ndërsa, ky është viti i katërt që Kosova feston ditëlindjen e saj pa Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, por edhe pa ish luftëtarët e tjerë të cilët gjenden në Hagë. Por shpresojmë që në përvjetorin e ardhshëm të pavarësisë të gjithë ish-bashkëluftëtarët do të jenë në Kosovë. E trishtueshme, e dhimbshme, e pa merituar. Por shpresoj që vitin tjetër do t’i kemi këtu”, ka theksuar mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …