Limaj: Shteti duhet të përkrah bizneset vendore

Limaj: Shteti duhet të përkrah bizneset vendore

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica vizituan Oden Ekonomike të Kosovës ku u priten nga kryetari i saj, Safet Gërxhaliu. Temë qendrore e takimit në mes tyre do të jetë rritja e bashkëpunimit në mes institucioneve që drejtojnë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se pret bashkëpunim dhe avancim të proceseve ekonomike dhe me theks të veçantë për mundësitë e krijimit të vendeve të reja të punës. Ndërkohë, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj theksoi se shteti duhet të përkrah bizneset vendore dhe shtoi më tutje se Oda Ekonomike të Kosovës është partneri për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …