Limaj

Limaj: S’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se s’ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve. Ai ka mohuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje. “Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka theksuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Kontestime mbi vendimin e Apelit në rastin e Salih Mustafës

Paneli i Gjykatës së Apelit sot miratoi pjesërisht apelin e Salih Mustafës kundër vendimit të …