leoni

Lirak Çelaj

Çelaj: Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur në PDK por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka kontestuar mënyrën e emërimit të njerëzve në kryesinë e PDK-së. Për më tepër komunikatën e këtij subjekti e ka cilësuar cinike. “Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë ‘demokratike’”, ka shkruar Çelaj. Më 4 janar, ai i ka drejtuar një letër kreut të partisë, Kadri Veselit, në të cilën ka shfaqur pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e brendshëm zgjedhor, i cili sipas tij nuk është zhvilluar në frymë demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …