Brickos

Luan Rudaj mbrojti titullin e kampionit botëror në Muay Thai

Luan Rudaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke e mundur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi. Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për të mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport. Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës. Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës. Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike. Para ndeshjes, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “sportin do ta përkrahim gjithmonë, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë sportistëve, të ndjekin shembullin e Rudajt, që ngjarjet e mëdha, ti zhvillojnë në vendlindje”. Një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe kryetari i Nisma SocialDemokrate, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu, për Luan Rudaj, tha se është shembull i prezantimit të sportit dhe i vendlindjes, shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga sportistët tjerë, kudo që veprojnë.

May be an image of 6 people and text

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …