Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), në Pejë, Gazmend Syla njofton se kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në mes kësaj organizate dhe Laboratorit BioHIT në Istog për lirimin e shërbimeve laboratorike për veteranët nga Rrafshi i Dukagjinit. Luftëtarët e UÇK-së në Dukagjin do të jenë të liruar 30% nga të gjitha shërbimet që kryen Laboratori BioHIT në Istog, Pejë, Deçan dhe Gjakovë. Ai ka falënderuar në emër të të gjithë veteranëve drejtorin e BioHIT-it, Bujar Rexhaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
