leoni

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Luftëtari i lirisë, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, duke e quajtur e aktakuzën e Prokurorisë Speciale qesharake. Ai deklaroi se   nuk e ndjen vetën që ka bërë ndonjë krim, përveç që ka mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës. Ish-komandanti Shala gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të në Hagë, tha se nuk ka pas nevojë për fushatë pasi vetëm me anë të një ftese, ai do të ishte paraqitur në gjykatë. “Unë nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim, pos që kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim. Jam i pafajshëm plotësisht…Unë disa herë kam ardhur në Tribunalin e Hagës dhe nuk ka pasur nevojë të më arrestoni. Ndërkohë, gjykatësi Nicolas Guiju tha se aktakuza ndaj Shalës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020. Më 23 prill në orën 11:00 është caktuar të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për  gjoja krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …