Lugbunari i Gjakovës, me rrugë të asfaltuar

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të premten ka përuruar rrugën 2 kilometërshe në fshatin Lugbunar të Gjakovës, i populluar nga mbi 1000 banorë. Kjo rrugë me infrastrukturë përcjellëse, kanalizim dhe ndriçim, në ditët në vazhdim do të pajiset edhe me sinjalistikë të nevojshme. Banorët e këtij fshati u shprehën tejet falënderues ndaj ministrit Lekaj, për plotësimin e kësaj nevoje të domosdoshme, që do të ndikojë drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjeve të tyre. Ndërsa Lekaj ripërsëriti angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës gjithandej Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …