Lule të freskta mbi shtatoren e Heroit komandant-Shemit

Kryetari i Komunën së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me bashkëpunëtorët e tij, ka vendos lule të freskëta tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Shemsi Ahmeti-komandant Shemi, në qendër të qytetit, afër Xhamisë së Zallit, me rastin e 18 vjetorit të rënies së tij heroike në Majdan të Shalës së Bajgorës. Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e Heroit Shemsi Ahmeti dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftë me okupatorin për çlirimin e vendit, deri në rënien heroike. “Komandant Shemi ishte pa dyshim njëri nga luftëtarët më të denj, më trim dhe më të suksesshëm në Zonën Operative të Shalës, përkatësisht në Brigadën 141 “Mehë Uka” të rajonit të Shalës së Bajgorës. Ai u vra në betejën më të famshme të Majdanit, duke luftuar ballë për ballë me armikun, bashkë me bashkëluftëtarët tjerë trima të njësitit që ai e drejtonte. Ne mitrovicasit përherë do të jemi krenarë që patëm një luftëtar e komandant të këtillë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …