Luljeta Abdullahu: Urime 27-vjetori i themelimit dhe nisjes së transmetimit të Radio Kosova e Lirë!

Në këtë ditë të veçantë, nderojmë me mirënjohje të thellë punën, mundin dhe sakrificën e gjithë familjes që qëndroi pas kësaj zëre të lirisë. Ju qofshin shpërblyer me begati nga Zoti në familjet tuaja! Besimi juaj në Zot dhe në misionin që morët përsipër, ju bëri të pathyeshëm në kohët më të vështira.
Zëri juaj ishte dritë në errësirë, guxim në pasiguri dhe shpresë për një popull të tërë. Le të jehon gjithmonë Radio Kosova e Lirë si simbol i së vërtetës dhe i përkushtimit ndaj kombit.
Nderime dhe përulje për themeluesin, prof. Ahmet Qeriqi – i qoftë i lehtë dheu i Kosovës, u prehtë në paqe dhe ju ndriçoftë rrugën me dritë hyjnore të gjithë juve që e mbajtët gjallë amanetin e tij.
Lavdi punës suaj, lavdi kujtimit!

Kontrolloni gjithashtu

Njëmbëdhjetë vjet pa Shaban Shalën, veprimtarin, luftëtarin, eprorin e lartë të UÇK-TMK-së

Më 5 janar të vitit 2012 ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror i lartë i UÇK-TMK-së, gjeneral-major

Më 5 janar të vitit 2012  ka ndërruar jetë, Shaban Shala, i burgosur politik, epror …