Lulzim Rafuna: Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore që nga ky muaj, si pasojë e liberalizimit të vizave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kërkon nga Qeveria e Kosovës të krijojë një strategji në mënyrë që  të parandalojë ikjen e të rinjve nga vendi, pasi mendon se Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore nga muaji janar 2024 si rrjedhojë e liberalizimit të vizave, ngase shumë të rinj planifikojnë që të largohen për në shtetet e Bashkimit Evropian. Ai tha se edhe viti 2023 ishte sfidues për bizneset, kjo për shkak të ngecjes së investimeve kapitale nga ana e qeverisë, duke mos realizuar projektet me infrastrukturë të mirëfilltë për investime. Ai ka folur  për ikjen e të rinjve, duke paralajmëruar se  gjashtëmujori i parë i këtij viti do të jetë mjaft sfidues në aspektin e fuqisë punëtore për bizneset. Lulzim Rafuna, konsideron se faktori parë që ka ndikuar të ikin të rinjtë nga vendi është çështja e mos lidhjes së arsimit me kërkesat e tregut.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …