Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për mediet se janë 15 shkolla e 70 paralele në Kosovë, të cilat kanë më pak se nga 20 nxënës

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për mediet se janë 15 shkolla e 70 paralele kanë më pak se nga 20 nxënës. Bazuar në të dhënat e raportuara në sistemin SMIA, në vitin shkollor 2022-2023 kanë qenë 15 shkolla amë dhe 70 paralele të ndara që kanë më pak se 20 nxënës. Gjatë vitit 2023, Ministria e Arsimit, ka pranuar 8 kërkesa nga komunat për pushimin e veprimtarisë së institucioneve edukativo-arsimore, për shkak të numrit të vogël të nxënësve”, ka bërë të ditur  Ministria e Arsimit MASHTI, ka hartuar analizën për gjendjen në të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe ka një pasqyrë të qartë lidhur me numrin e nxënësve në këto institucione. Këtë analizë e kemi diskutuar me Drejtoritë Komunale të Arsimit, dhe ju kemi paraqitur gjendjen aktuale. Në analizë janë paraqitur edhe hapat që duhet të ndërmerren nga komunat pasi që me legjislacionin në fuqi është në kompetencën e komunave të ndërmarrin hapat për fuzionimin apo shuarjen e këtyre thuhet në përgjigjen e MASHT-it.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …