Brickos

Aleksandër Lumezi

Lumezi: Gjatë vitit të kaluar prokurorët e shtetit kanë treguar efikasitet dhe kanë zgjidhur mbi 74 mijë dosje penale

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi ka thënë se gjatë vitit të kaluar prokurorët e shtetit kanë treguar efikasitet të lartë, duke zgjidhur në total mbi 74 mijë  dosje penale të natyrave të ndryshme, të cilat kanë pasur në fokus veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, krimet e luftës, krimet ekonomike, vrasjet, trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës në familje, trafikimit të drogës dhe shumë vepra të tjera penale. Gjithashtu, kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit, ka theksuar se janë ngritur akte akuzuese kundër deputetëve, ministrave, ish-ministrave, zëvendës- ministrave, kryetarëve të komunave, drejtorëve të ndërmarrjeve publike, Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve të luftës, zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror. Sipas Lumezit, prokurorët dhe policët hetues kanë dërguar porosi të qarta për të gjithë kryerësit e veprave penale dhe grupet kriminale se nuk mund të vihen mbi interesat e shtetit dhe, herët a vonë, sa herë që e shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …