Lumezi

Lumezi: Serbia nuk po bashkëpunon për ndriçimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Duke folur për hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e  vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka deklaruar se Serbia nuk po bashkëpunon për ndriçimin e këtij rasti. Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku me rastin janë duke u marrë një prokuror shqiptar dhe një serb. Prokuroria ka mbledhur disa prova, mirëpo ende janë në kërkim të zbardhjes së identitetit të vrasësit të Ivanoviqit. Ka pasur kërkesa edhe nga autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo ne u kemi thënë se ne jemi të gatshëm që t’i marrim të gjitha informacionet të cilat ata eventualisht i posedojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, siç është e paraparë edhe me ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nuk na kanë dhënë ende informacione, jemi duke pritur, ka deklaruar kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …