Lumir Abdixhiku deklaron se Ibrahim Rugova kishte platformën politike, që pati udhëhequr popullin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai me vizionin e tij kishte krijuar platformën politike që pati udhëhequr popullin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit. Ai ka thënë se Rugova “na mësoi rëndësinë e unitetit, këmbënguljes dhe miqësisë së përhershme me aleancën euroatlantike dhe botën demokratike, vlera këto që na udhëzojnë e i japin kah rrugëtimit tonë të sotëm”. Më 21 janar të vitit 2006, Kosova humbi arkitektin e saj themeltar, njeriun që me urtësinë dhe vizionin e tij e drejtoi vendin tonë në kohët më të vështira. Ibrahim Rugova, themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe udhëheqës i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, qëndroi si shtyllë e fortë e përpjekjeve tona për një shtet të lirë dhe të barabartë në mesin e familjes euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …