Lumir Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, as renditjen që paramenduar, por fituam 70 mijë vota më shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se tash kur numërimi i votave nga diaspora po i afrohet fundit, është e qartë fotografia e zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt. Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetje dhe ka reflektuar mbi rezultatet e zgjedhjeve, duke theksuar rritjen e madhe që ka pasur partia e tij dhe duke pranuar përgjegjësinë për rezultatet që nuk ishin sipas pritshmërive. Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur”, shkroi Abdixhiku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës më rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë

Vlora Çitaku: Tashmë u zbulua një nga mijëra profilet e rreme që për vite me radhë kanë mbjellë urrejtje

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demoklratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të …