Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për shpenzimin e parasë publike në qeverisjen e Kurtit

Lumir Abdixhiku: Qeveria, me veprime të pamatura, po e izolon vendin

Vendimin e Qeverisë së Shqipërisë, për ta anuluar mbledhjen e përbashkët e cila ishte paraparë të mbahej sot në Gjakovë. Qeveria e Kosovës  e cilësoi si vendim të njëanshëm ndërsa  opozita e konsideron si alarm. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, Në Kosovën Lindore, në Maqedoni e në Mal të Zi. Kosova, fatkeqësisht, vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm edhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, u shpreh ai. Rrugëtimi i Kurtit, duke u përplasur  me Perëndimin, rrezikon shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjikë, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …