Është anuluar mbledhja mes Qeverisë së Shqipërisë e Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjakovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e  ka informuar, kryeministrin, Albin Kurti se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Në kushtet e përkeqësimit  të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë Euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet. I kam kërkuar Albinit që të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm”, ka deklaruar Rama. Edi Rama tha se për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe përkeqësimit të raporteve të Prishtinës me aleatët perëndimor, takimi në Gjakovë nuk është i mundur të mbahet siç është paraparë sepse “nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Për fat të keq edhe me shumë keqardhje më duhet të them se nuk kemi pasur pajtim  me Kurtin për një ndryshim të formatit dhe ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që ndodh me realitetin e Kosovës sot”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …