Halit Coka

Lutfi Coka: Disa poezi për virusin e ri

Për ju kryeministra

Kancelarë e presidentë,

Investime bëni det

Për të shetitur ndër planet.!

 

Për ju politikanë

Udhëheqës Partie

Na tmeruat ne,

Na bëtë me hije!

 

 Për ju shkencëtarë

E idelog të mirë,

Në sherbim të politikës

Dualët jashtë etikës!

 

 Është një OBSH

Lavdia e botës,

Doli një virus

E  nxori jashtë lojës!

 

 Tërë investimet

Që bëtë  për ushtrinë,

I dhat popullit forcë

Me vra njeriu ,Njerinë!

 

Thoni është luftë

Lufta ligje ka,

Në sulm përpara!?

Këthim mbrapa ska!?…

 

Sot në këtë luftë

Shprehim habinë,

Mbrapa këtheu!

Futu në karantinë!

 

Ky virus  i vogël

Nuk shihet me sy,

E tronditi botën

E bëri lesh e li!

 

Ky virus i vogël

Shihet në mikroskop,

Liderët e botës

I hodhi në shok!

 

 Liderë e politikanë

Shprehin habinë

Ku virus i vogël

Na futi në karentinë!

 

 Ku janë shkencëtarët

Me teori  Atomi.

Një virus i vogël

Në karentinë i solli.

 

Po ju milardierë

Me shumë pasuri,

Ua uli kokën

 Ky virus i ri!

 

Një ushtri e modernizuar

Që nga pushka te Atomi,

Anjë herë nuk mendoje

Virusi të nxjerrë jashtë loje!

 

Ju elitë e politikanë

Udhëheqës  shteti e partie,

Sa të jeni në karentinë

Mendoni shumë për njerëzinë!

 

 Si i varfëri,si i pasuri

Si i urti, si i forti,

Prandaj virusi mbiu

Me  luftuar padrejtësinë!

 

Ju liderë të botës  mbarë

Vendosni gishtin kokës,

Për shëndetin e njerëzimi

Para se t’i  dalë  tymi!

 

 Ju liderë në krye të botës

Investoni për njerëzinë

Se do dal  virus i ri

Do ju vras  një e nga një!

 

 

      

         Bota sot!

Botë basen i vdekjesh

Botë plot varre,

Botë plot bisha

Botë me hijena!

 

Botë ,gropë e pushtuar

Me terrin e zi shoqëruar,

Botë gropë e helmuar

Prej virusit coptuar!?

 

 Pse botë e pushtuar

Njerzimi  kërkon larine!

Sa do jemi të raskapitur

Nga virusi i papritur.

 

Është një botë e plagosur

Të përçarë e sikletosur,

Për një gjë më vjen mirë

Për liderët në karentinë!

 

 Ju punonjës të shëndetsisë

Jeni kalorës legjendarë,

Do shtegtoni nëpër vite

Si yje shpëtimtarë!

 

 

 

Për ju politikanë!

 

Pa kuptim u bë jeta

Koha po  fluturon,

Shumë plagë u hapën

Mjerimi e vuajtja gofon!

 

E thellë është vuajtja

Në shtëpi qëndron gjatë,

Endërroj ditë tëmira

Ditë pa shtengatë.

 

Rrugë të mbyllura

Dështimi botës,

Dhimbja e zgjatur

Për njerëzit e tokës.

 

 Me ne filloi  karentina

Më e keqja njerëzore,

Me ide e gënjeshtra

Kjo botë njerzore!

 

Në burgun e heshtjes

Kam burgosur dhimbjen,

Nuk është kohë rebelimi

Por kohë Kurvërimi!?

 

 Bota  e madhe

Ka rënë në mjerim,

Ka rënë skamje

E plot trishtim!

 

Ra në shtypje

E plot trishtim,

Për atë krenari

Ta errësoi virusi i zi!

 

 Jemi shtet në rrethim

Nga virusi në karentinë,

Jemi të dënuar ditë e natë

Pa vendim në gjykatë!?

 

Ju punonjës të shëndetsisë

Ju heronjët e njerzimit,

Në front të luftës keni mbetur

Të vetëm dhe të patrembur.

 

 Jeni heronjë të kohës sonë,

Që shkruani historinë,

Po shpetoni mijëra jetë,

Në front të luftës qetë-qetë!

 

Juve lufta ju ka ngarkuar,

Jeni vetëm duke luftuar

Se populli me qeverinë

Janë future në karentinë!!

 

 Ju heronjë të shëndetësisë

Do shtegtoni nëpër vite,

Si kalorësit e lashtësisë

Në kohë modern ,në  kohë të zisë!

 

Po si shkëmb prej  graniti

Ju qëndroni si urugan,

Në dhomat e izolimit

Shpresë  e vetme e njerëzimit!

 

 

 

   Ruaju virusit!

 

Është mikrob që nuk shihet

Nëpër skuta bën vrojtim,

Kur gjenë “portë”ai hidhet.

S’ka mëshirë s’ka ushqim!

 

Asnjëherë ai nuk shihet

Por si kafshë,por si dreq,

Në errësirë ai nuk shihet,

Për ne,.. është  fatkeq!

 

 

Tani  virusi me lehtësi

Përkdhel bishtin e tij,

Na plagosi shpirtin

Na kufizojë dhe dritën!

 

Kjo bishë,ky gjarpër

Ky dreq e ligësirë,

Erdhi në këtë botë,

Vetëm për keq, jo për mirë!

 

 Ku e ke origjinën!?…

O virus i zi!?

Kokën në Amerikë

Bishtin në Kinë!?

 

Ti virus nuk je bishë

Por  je dreq me birë,

Terrorin e mbjell

Tërrorin e ndanë!?

 

 

 

 

S’ kam të drejtë!…

 

S’kam të drejtë

T’i drejtohem botës,

T’i them, ç’ka në planet

Po çfarë!?,…haj medet!?

 

Tani shpëtim ka

Edhe jetë kam,

Por në karentinë

Pa lulepravere jam!

 

Jeta po shkrumohet

Si shkrumohet hiri,

Ne  vuajmë tragjedinë

E  dimë ne, akoma më mirë.

 

Të poshtëruar

Të dërmuar,

Të  varfër apo Rob

Virusi godet me top!

 

Pa u ngutur

Shpejt i ngritur,

Virusi na sakatoi

Në humnerënjë botë e çoi!

 

Desha të fluturoj

I heshtur nëpër botë,

S’kam ç’tju them tjetër,

Edhe hartë edhe shkop!

 

Si ndodh kështu?

Ka varre,s’ka dëshmorë

Botë e vdekur,botë e gjorë,

Shpresojmë përfundimi

Pas vuajtes ,vjen gëzimi!

 

Po ku janë ato “krala”

Udhëheqës të boës mbarë,

Ju kujtojmë gjër e gjatë

Për to malli na ka marrë!

 

Ky virus  na dha mësim

Mos mallkoni në dinë e fe,

Mjafton një urim

Mos të pafsha në karentinë!?.

 

Nëpër net që ka bota

Këto ditë që sjell Europa,

Nëpër terr shumë viruse

Hapin varre,hapin gropa.

 

Hapi sytë plot mërzi

Errësirë në gjithë botën,

Me zemër lus Zotin

Shpëto  njeriun,shpëto Botën!

 

Flas me vete e çaj hall

Fantazoi nëpër  Glob,

Ku janë të fortit

Që s’shihen dot!?…

 

 Jemi  në shekullin e atomit

Kjo më duket si përrallë,

Si kjo botë e zhvilluar

Është mbushur me plagë.!

 

Hënë e bukur plot  me rreze

Hape dritën të shikosh

Këtë  virus bimë të keqe

Me turpësi  qeveritë i mposht!?

 

 Ditët në karentinë

Me vuajtje kalohen,

Rob  ishim ,Rob sot

Për nesër , e din një zot!?

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …