Halit Coka

Lutfi Coka: Historia do të na mallkojë për heshtjen tonë!?

Jetojmë në një kohë të vёshtirë pёr kombin shqiptarë. Janë ulur kembёkryq mbi heroizmin e idealet e heronjëve të luftës, mbi epokën më tё lavdishme të historisë së popullit tonë,”mbretër” pa mbretëri, rapsodë pa ҫifteli, ”burra”pa burrëri, ”oratorë” pa fjalë ,”kalorës” pa kalë, ”shtetarë” pa shtet, ”besnikë “pa amanet,” kronist”pa  kronikë, ”Atdhetarë” të mёrzitur dhe kalemxhi të shitur, pёr të bërë historinë.

Historinë e shkruajne historianët, që mbështeten në dokumenta dhe fakte, akoma më shumë në arkiologjinë.  Mos rrini duar kryq përballë padronëve se, zhgënjimin  do e paguajmë shumë shtrejt. Veshja e tyre dhe dora në zemër mbajnë mbrenda njё gjenocid të pashoq…Pas buzëqeshjes së tyre që duket më shumё zgёrdhimje, fshihet një shpirt i zi ,që po na bën xhamёn. Ata  rinë kembëkryq në lirinë e popullit,duke pështyrë bukёn e varfanjakëve, dhe duke lëpirë “gjoksin e parasë”!…Ju” kaçakёt”e  parapolitikës që po grisni faqet e heroizmit të popullit tim, ju mendje të vdekura që na trembëni me presione e krisma pushkësh,ju të paditur e të pa diplomuar, qё prishni gurët e kështjellave të historisë, do jeni autorë të nënshtrimit dhe pushtimit shpirtëror e fizik të vendit tuaj. Kush jep atdheun me qera, historinë me interes, shtetin me fitim, e gëzon plotsisht titullin famkeq të tradhërisë.

Sipas oligarkisë paraja që kanë e me zullumet e vënjes së tyre, mund të blejnë historinë, kulturën, ekzistencën, lashtësinë, autoktoninë, dhe të shesin e mbulojnë poshtërsitë e tyre si,  shesin pushtimin, dramat, tragjeditë, gjenocidin, skllavërinë, e popullit të zënë peng prej tyre.

Parapolitikanët që i kemi votuar vetë,po sundojnë shpirtin krijues të popullit, që kanë  në dorë paranë, drejtësinë, pushtetin, arsimin, kulturën,dhe gjuhën e folur.,ligjin e bëjnë për interesa të veta, dhe shumë të errta. Pas fjalës ,demagogjisë së tyre dhe buzëqeshjes fshihet një hipokrizi e madhe,dallime politike,dhe dëshprim shoqëror.Keshtu e kanë bër llogarinë .Ato nuk flasin shqip,nuk punojnë shqip,nuk gjykojnë shqip,as nuk blejnë  e nuk shesin shqip.Shtetarët tanë falin gjithçka për vendin e të parëve,por do marrin ndëshkim historik që peshon më shumë se thesarët e falura prej tyre.Despotët e politikës shesin interest e vendit për  të blerë  sundimin e tyre.

Duam paqen dhe lirinë,sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazeritë  sejcili me bukën e vet.Duam të shkruajmë historinë sejcili me heronjtë e vet e të vërtetë.Vetëm kështu do jemi bashkë duke qenë sejcili  vetëm.Vetëm kështu jemi të lirë e të barabartë.Duam paqe e liri sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazëritë secili me heronjtë e vet.Të shkruhet historia me heronjtë e vet,kështu jemi bashkë duke qenë sejcili vetëm.

Fatkeqësi e madhe për kombin tonë ,kur paguhet  nga shteti institucione për të humbur historinë dhe kujtesën e mrekullueshme e heroike të kombit tonë.Mallkuar kjo ditë!Mallkuar kjo parapolitikë sa sunduese dhe aq më tepër armiqsore e kombit të vet.!

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Hamëz Jashari: Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, Ragip Jasharit

Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari …