Halit Coka

Lutfi Coka: Ju na dhuruat lirinё, ne ju shkruajmё historinё

Kosovё me rrenjё prej guri

Nё Pashtrik  rёndё flamuri.

Presinim trimat legjendarё

N’histori ju kem tё parё!

 

Kam oblikimin tim moral e shpirtёror tё sjell nё kujtesёn e kosovarёve, njerёzve tё thjeshtё e tё ndershёm, politikanёve patriot dhe atdhetarё tё devotshёm, njё ngjarje me vlera tё mёdha edukative, patriotike e atdhetare 24 gushti i vitit 1999.

Tërё Pashtriku dhe e gjithё Kosova ishin grupuar nё Gllogjan pёr tё pritur  me dhimbje por me ballin lart e me shumё krenari,”Tё Rёnёt” nё llogoren e trimёrisё tё luftёs Kosovare,pёr t’i ringrit nga llogoret ku ranё e pёr t’i futur nё piedestalin e madh tё historisё kosovare dhe tё tёrё kombit tonё.Erdhёn para kёtij tubimi madhёshtor ”Tё Rёnёt” mbi supet e shokёve tё njetёs llogore,b por fati ishte i atillё, kёto hero e dёshmore,ndёrsa tё tjerёt dёshmorё tё gjalle nё mes tё gjallёve.Ata ecnin ngadalё tё rёnduar nё trup e nё shpirtё pasi, mbi supet e tyre mbanin dhimbjen pёr shokёt e rёnё, rёndonin mё shumё mbi supet e tyre trimёria,heroizmi i tyre,patriotizmi dhe ndjenja e lartё kombёtare pёr tё cilёn dhuruan jetёn…

Sё bashku me eshtrat e tyre ,tё futur nё pedanet e trimёrisё,ato sjellin para nesh trimёrinё  e heroizmin,pёr tё na pёrforcuar mendimin se Kosova ёshtё vendi i trimёrisё,djepi i heroizmit  ndёr shekuj dhe aq mё tepёr nё shekullin e kohёs moderne ku jetojmё.

Shumё trgjike me pёrmbajtje krenarie ishte kur femijtë, foshnjat e tё “ Rёnёve” veshur me rrobat e UÇK-së qёndronin krenar para lotёve qё derdhnin nёnat, motrat, baballarёt, vllezёrit e kushdo qё ishte i pranishёm, pёr ata qё kishin pёrpara.Dikush qeshte dhe nuk e dinte pse qeshte,dikush qante dhe se dinte pse qante,dhimbje e madhe lotёt det me dallgё tё fuqishme shpirtёrore. Gjithёkush kёrkonte tё hidheshin mbi to lule e t’i puthnin pedanёt e tё “Rёnёve”,pedanёt e trimёrisё dhe tё lajmёtarёve tё lirisё.Jo,nuk ishte e mundёr se ata e kishin mbeshtjellё trupin me bezen e kuqe,ngjyer me gjakun e kuq tё tyre dhe, roje pёr to e mbi to  qёndronte shqiponja e zezё dykrenare.

Shihja trishtueshёm çdo çast, lotёt rrjedhnin pakufi, qante zemra e madhe pёr zemrёn e vogёl me lot si deti. Qante me shumё dhimbje zemra pёr zemrёn,reflektonte malli pёr mallin,pyeste emri pёr emrin, derdhnin lot i vogli e i madhi. Sa pikёllim, sa trishtim, rrugёn se shihja dot, kёmbёt nuk shkojnё pёrpara dhe dora nga vendi nuk levizte. Harrova gjithёçka ,bile dhe veten time, pёr fёmijtё, pёr foshnjat pёr të ardhmen e tyre. Plagё nё shpirtё e zemёr,plagё e vullkan gjaku,plagё zemre,plagё dheu dhe plagё emrash.Prindёrit mbajnё femijtё,e femijtё puthin prindёrit dhe, treten nё mendime por nje shpresё ёshtё jeta, do vazhdojё mё mirё,nё liri,nё paqe  pa luftё e pa gjak.

Ҫdo gjё e dhimbёshme,tronditёse,pikёlluese rёnduese e mjeruese, pshertimё e plot vajtime pa zё por me zemёr.Nё fёtyrat  e kujtdo lexonim endёrra tё blerta,qё tё mos i ndryshojnё,tё mos i djegin njerёzit si dhelpra.Lot dhimbje,plagё nё shpirtё e nё zemёr, pёr ju o trima bijё tё mrekullueshёm tё kombit tonё,pёr ty o Halit Coka bir i Shqiёrise, djalё i kombit shqiptar,vullnetar në luftёn martire  nё krah tё  vllezёrve tё njё gjaku tё njё gjuhe dhe tё njё flamuri .

Ju jeni krenaria jonё,ju jeni trimёria jonё,ju jeni patriotizmi e atdhetarizmi ynë,ju jeni gjithёҫka pёr ne ,pёr tё tashmen e pёr tё ardhmen plot dritё qё na  e dhuruat  ju me grykёn e pushkёs e gjakun e kuq.Me ju krenohemi si komb,se marrim mesazhin me vlera tё mёdha, Kosovёn e duan kosovarёt dhe me heroizmin e tyre e mbrojnё me vetmohim e besnikёri tё madhe.

Ju kemi pёr para nё pedanin e krenarisё kombёtare dhe  nga ju marrim mesazhe me plot dritё e plot vendosmёri pёr t’i ruajtur tё freskёta dhe burim frumёzimi nё ҫastet me tё mira  por, dhe mё tё veshtira tё jetёs sonё idealet tuaja nё kёto kohё moderne.

–Nga ideali juaj mёsojme tёrё brezat se ,nuk vjen kurrё me lot Liria,nuk vjen kurrё me lot ҫlirimi,po nuk mposhte dhimbjen,po nuk tё qesh  nuri,kurrё nё vatrat tona nuk valvit flamuri..

-Bota ёshtё e jona kur atdheu ёshtё i lirё,por nuk ёshtё e askujt, kur je lidhur kёmbё e duar me zinxhirё.

Ta dijё kushdo se luftё  nuk ka paplagё e dasёm nuk ka pa mish,mbaje veten Kosovё,mbaje veten Pashtrik,bёje syrin pishё,se kёshtu ёshtё rruga e lirisё…

Lotёt  janё tё mallkuar ,janё dobёsi, janё paaftёsi qё i shuan ҫdo njeriu besën,guximin,trimёrinё e tё ardhmen plot dritё. Neve  na dhatё  lirinё , e mundёt armikun tinzar e tё mallkuar,nuk u gjunjёzuat para pushkёs e para topit, natё e ditё luftuat e kjo luftё e juaja ёshtё jeta jonё pa vuajtje ,pa dhunё,pa  masakrim e pёrdhunim.Na dhatё poemen  e lumturisё,realizimin e ёndёrrave tё mёdha,na dhatё prozhektorin e dritёs sё lirisё, dhe shinat e vlerёsimit tё drejtёsisё sё munguar nё shekuj.

Pre jush  na erdhi njё stinё  e re,qё dielli tё ndriҫojё pёr ne, lirinё ta gёzojme,  paqen ta  shijojmё e atdheun ta ndertojmё.Me pushkё e me penё botës t’i tregojmё se Kosova  ka zot, si nё shekuj dhe pёr sot e pёr neser e shumë mot.Nё fёtyrat tona nuk do lexojmё mё,semundje,uri , mall, urrejte, mjerimi,pikëllimi ,jetima e vetmёrira.

Mbi panteonin e pavdekёsisё suaj dhe tё historisё suaj ne hedhim lule,derdhim lot duke thithur nga ju gjithёҫka,vlerёsojmё gjithёҫka,pёr luftёn tuaj,pёr gjakun tuaj ,pёr jetёn tuaj dhe pёr lirinё qё na e dhuruat me gryken e pushkёs e tё trimёrisё  sё rrallё shqiptare.Nga thellёsia e zemrёs uroj qё populli i Pashtrikut dhe i gjithё Kosovёs,tё jetojё  e t’i  kujtojё ,sepse ata do tё vdesin kur dalin nga kujtesa popullore.Kam dёshirё tё sjell nё  kujtesё  ata fёmije  apo foshnja ,tani janё rritur ,tё kenё shpresё  e fat dhe tё  jenё shembёlltyrё e ‘Tё Rёnёve”me tё cilet krenohemi ne, krenohen ato,krenohet kombi!.

 Mirёnjohje e shumё repekt pёr tёrё veteranёt e UҪK,tё cilёt  duhen vlersuar se dhe  ato janё  heronjё tё gjallё qё pushka e armikut i fali dhe fati i tyre ёshtё kursyer  nga zoti,pёr tё shkruar historinё e trimave tё llogoreve kudo nё Kosovё.

S’ka e s’do ketё ditё tё  mirё kur je i shfrytëzuar e i lidhur me zingjir.S’ka ditё  të mirё kur nuk jemi tё lumtur,kur nuk je i lirё.

Me pushkё, me penё, me gisht, me mend, me forcё , me bukuri, tё gjithё jemi bijtё e njё nёne, qe e ka emrin ”Shqipëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …