Brickos

Marjan Dema: Vepra e ish rektorit Ejup Statovci obligon UP-në të bëjë progres dhe të avancohet në cilësi

Marjan Dema: Vepra e ish rektorit Ejup Statovci obligon UP-në të bëjë progres dhe të avancohet në cilësi

Me rastin e 22 vjetorit të protestave masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka bërë homazhe tek ish rektorati në Velani në nderim të ish-rektorit, Ejup Statovci, të cilin e vlerësoi si rektor historik. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema derisa ka uruar të gjithë studentët për vitin e ri akademik tha se rrugën studentore të para 22 viteve duhet ta vazhdojnë studentët e sotëm, duke bërë ndryshime pozitive për vendin përmes dijës dhe njohjes. Dema tha se vepra e ish rektorit Ejup Statovci obligon Universitetin e Prishtinës të bëjë progres dhe të avancohet në cilësi, hulumtime e fusha tjera. Ndërsa, e bija e ish rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, Anila tha se rinia është forca lëvizëse, forca e cila i sjell ndryshimet kur ajo përkrahet prej përvojës dhe diturisë. Statovci tha ndihet e privilegjuar që babai i saj iu dha krah studentëve për të arritur për transformim kah ndryshimi pozitiv i Kosovës. Më 1 tetor të vitit 1997, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …