Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, theksoi se partia e tij ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, edhe me kundërshtarët politikë

Pas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se partia e tij ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim, edhe me kundërshtarët politikë. Ai nënvizoi se LDK aktualisht është në një pozitë që i mundëson të diktojë formën e bashkëpunimit në skenën politike. Ne kemi bërë bashkëpunim me të gjithë, edhe me rivalët. Ne kemi mbërri në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim, ne kemi mundësi me diktuar formën e bashkëpunimit tash. Ne kemi bashkëpunuar si opozitë më shumë se tre vjet,” deklaroi Haziri. Situata mbetet e hapur për zhvillime të reja, ndërsa sytë janë kthyer nga hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin partitë opozitare në lidhje me propozimin për qeveri tranzitore.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami pas dështimit të seancës: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të …