Vetëvendosje

LVV: Gjykata i hapi rrugë votimit të fshehtë dhe kërkon përgjegjësi nga të gjithë deputetët

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën e krijuar në Kuvend, duke theksuar se vendimi konfirmon qëndrimet e saj që nga fillimi i procesit të konstituimit. Sipas Vetëvendosjes, gjykata ka theksuar tri pika kryesore: Përfundimi i konstituimit është obligim i të gjithë deputetëve, jo vetëm i subjektit të parë. Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit ka peshë të barabartë dhe kërkon konsensus. Votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Vetëvendosje tha se opozita duhet të tërhiqet nga refuzimi për të marrë pjesë në votim të fshehtë, duke theksuar se Kushtetuesja nuk e ka ndaluar këtë formë votimi. Sipas LVV-së, aktgjykimi nënvizon se kompromisi duhet të vlejë për të gjitha partitë – jo vetëm për subjektin e parë – dhe se të gjitha propozimet për pozitat udhëheqëse në Kuvend duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje të gjerë. LVV i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga qëndrimet bllokuese dhe të respektojë vendimin e Kushtetueses për të mundësuar konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Vetëvendosje është përgjegjëse për bllokimin, Kushtetuesja ishte e qartë

Analisti Burim Ramadani ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ajo ka adresuar …