Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

M. Lajçak: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende çështje të pazgjidhura, të cilat i pengojnë në rrugën e tyre drejt BE-së

I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende çështje të pazgjidhura që vazhdojnë t’i pengojnë në rrugën drejt BE-së. Lajçak thotë se pas agresionit rus në Ukrainë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Emisari evropian thotë se kjo nuk mund të arrihet në mënyrë të njëanshme, nëse njëra palë e merr seriozisht këtë rrugë, kurse tjetra jo. “Vendet e Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga vendet e Evropës Qendrore, kanë ende çështje të pazgjidhura nga e kaluara që vazhdojnë t’i pushtojnë. Për vendin tim (Sllovakinë), dhe pjesën tjetër të Evropës Qendrore, integrimi në BE ishte një prioritet absolut, kështu që ne ishim plotësisht të përkushtuar për ta arritur atë”, tha Lajçak. “Nuk dua të flas për fajin e dikujt, por ka pasur faktorë si në BE ashtu edhe në atë ballkanik që na çojnë në një situatë ku flasim për të ardhmen e BE-së, por pa progres”, ka thënë Lajçak. “Por tani, pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne shohim se BE dhe Ballkani duhet ta marrin seriozisht zgjerimin. Kjo nuk mund të arrihet nëse njëra palë e merr seriozisht dhe tjetra jo”, ka thënë Lajçak në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Hina.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …