Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Rezoluta për Kosovën e Serbinë janë temat për të cilat po diskuton sot Parlamenti Evropian, në një seancë plenare, në Strasburg

Temat për të cilat diskuton sot Parlamenti Evropian, në një seancë plenare,  që po i zhvillon punimet  në Strasburg janë  dy rezoluta, një  për Kosovën, tjetra për Serbinë. Votimi për to, ndërkaq, do të bëhet të mërkurën. Ky diskutim dhe këto rezoluta do të jenë të fundit me këtë përbërje të PE-së, pasi, së shpejti, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane dhe do të zgjidhen deputetët e rinj. Nga Parlamenti Evropian u paralajmërua se diskutimet do të përqendrohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa do të shprehet mbështetje edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga Serbia, pritet të kërkohet që t’i përshtatë qëndrimet e saj në politikën e jashtme me ato të BE-së, përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Tekstet e raporteve u miratuan para dy javësh në Komisionin e politikës së jashtme të BE-së, por, sipas procedurave të Parlamentit Evropian, ato tekste mund të ndryshohen në seancë plenare nëse ka propozime dhe amendamente nga deputetët. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, propozoi që në tekst të rezolutës për Kosovën të përfshihet edhe shprehja e keqardhjes për votimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …