Makolli mori pjesë në ceremoninë e pranimit të mamografit për QKMF-në në Mitrovicë

Zëvendësministri i MPMS-së, Vesel Makolli, mor pjesë në përurimin dhe vënien në funksion të mamografit për QKMF-n në Komunën e Mitrovicës, ku Ministria e Punës është njëri nga kontribuuesit e këtij donacioni. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe ai i Skenderajt Bekim Jashari. Në emër të ministrit Skender Reçica, zëvendësministri Makolli falënderoi të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar që kjo pajisje shumë e nevojshme t’u shërbejë qytetarëve të Mitrovicës. Ai tha se sëmundja e kancerit të gjirit, është përhapur shumë dhe nuk ka kursyer as vendet më të zhvilluara, por përqindja e vdekjeve nga kanceri i gjirit, ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta, për shkak të diagnostifikimit të vonshëm dhe në mungesë të shërbimeve adekuate mjekësore. Makolli ka nënvizuar se nuk duhet të kemi frikë nga kanceri i gjirit, pasi që atë mund ta shërojmë plotësisht, nëse e zbulojmë në fazat e hershme. “Gjëja më e vështirë është vendimi për t’u kontrolluar, pjesa tjetër është thjeshtë aplikimi i kurës dhe udhëzimeve mjekësore dhe një vullnet i shtuar për të jetuar. Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës. Jeta është 10 për qind ajo që na ndodhë, ndërsa 90 për qind është pjesa se si ne reagojmë” . Duke vlerësuar rolin e madh të gruas në shoqëri, si një nga shtyllat kryesore të njerëzimit, ai është shprehur se duhet të kemi respekt të veçantë për të. Zëvendësministri Makolli na fund të fjalës së tij uroi që rastet me sëmundje të kancerit të gjirit të jenë sa më të rralla, e ata që vuajnë aktualisht të shërohen sa më shpejt. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar në grumbullimin e fondeve që kjo pajisje shumë e nevojshme t’u shërbejë grave dhe nënave tona. Fushata për mbledhjen e fondeve është iniciuar nga OJQ ‘Mundësia’ dhe është ndihmuar e përkrahur nga donatorë tjerë, si komuna e Skenderajt, e Mitrovicës, Rotary Club, MPMS, dhe OJQ të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …