Malisheva e përgatitur për pritjen dhe ofrimin e shërbimeve për mërgimtarë

Komuna e Malishevës, është e përgatitur për ofrimin e shërbimeve më efikase për këtë sezon, e në veçanti për mërgimtarët të cilët gjatë verës kthehen për pushime në vendlindje. Po ashtu për mërgimtarët do të lirohet edhe parkingu i komunës, si dhe çështjet tjera teknike do të jenë në shërbim të mërgimtarëve dhe qytetarëve tjerë. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Drejtoria e Administratës është përgatitur për sezonin pranveror dhe shërbimet do të jenë të shpejta dhe efikase, ndërsa edhe parkingu i komunës, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve, në mënyrë që mërgimtarëve t’ju lehtësohet nxjerrja e dokumentacionit të nevojshëm, pa u shkaktuar tollovi apo pritje para sporteleve por edhe pa pasur probleme për parking.

Në mbledhjen e sotme, u bë e ditur se është bërë shpallja për festivalin folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i gjashtë dhe tashmë grupet dhe rapsodët kanë filluar të paraqiten për pjesëmarrje.

Edhe drejtoritë tjera, kanë raportuar për punët dhe aktivitete e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimeve për javën në vijim, ku është bërë e ditur për zhvillimin e shumë procedurave dhe fillimin e realizimit të disa projekteve të planifikuara për këtë vit.

Edhe Shërbimet Publike, gjithashtu kanë bërë të ditur se janë duke i kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, ndërsa kanë njoftuar edhe realizimin e projektit të rregullimit të ndriçimit publik në disa vendbanime të Komunës së Malishevës.

Po ashtu në këtë mbledhje, është njoftuar edhe për vazhdimin e fushatës së dezinsektimit selektiv, në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …