Malisheva nderon vlerat kombëtare

Kryetari I komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, në seancën e djeshme të Asamblesë Komunale, me propozimin e tijë dhe me përkrahje të plotë nga të gjitha grupet politike në Asamble, është marrë vendim që të shpallen “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, tri personalitete, që me veprimtarinë e tyre dhe të familjeve të tyre, sot krenohet gjithë shqiptaria. “Qytetar Nderi “ i Komunës së Malishevës, janë shpallur këto personalitetet:

  1. z. Xhemal Jashari, vëllai i Dëshmorit të Kombit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, njëri ndër luftëtarët dhe komandantët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që asokohe ishte bërë burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë në mbarë Kosovën.

  2. z. Skënder Sinani, vëllai i Dëshmorit të Kombit Tahir Sinani, ku me veprimtarinë dhe heroizmin e tij dhe gjithë familjes së tij sot ndihemi krenar të gjithë ne, gjithë Malisheva, gjithë Kosova dhe gjithë Shqiptaria.

  3. z. Shpëtim Idrizi, deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, i cili mbrojti luftën e UÇK-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe bëri organizime brenda dhe jashtë Shqipërisë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes çame.

Ceremoninë solemne të dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës, për këto personalitete të nderuara, do të bëhet pikërisht në seancën solemne që Komuna e Malishevës do të mbaj me rastin e shënimit të Festave të Nëntorit.​

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …