Mantovaneli: Banka Botërore e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Mantovaneli: Banka Botërore e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovaneli gjatë takimit me palët e përfshira të projekteve përkatëse që financohen përmes huamarrjes nga ky institucion financiar ka deklaruar se jemi të gatshëm që ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin e saj. Në këtë takim të udhëhequr nga ministri i Financave Avdullah Hoti në prezencën e përfaqësuesit të, Marko Mantovaneli, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Institucioneve implementuese të këtyre projekteve. Ministri Hoti e falënderoi përfaqësuesin e Bankës Botërore për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm por edhe përkrahje në forma tjera. Projektet të cilat janë në implementim e sipër me BB-në Projekti për efiçiencë në energji dhe energji të ripërtërishme në Kosovë; Projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut; Projekti për modernizimin e sektorit publik; Projekti për regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër; Bujqësia dhe zhvillimi rural në Kosovë; Projekti për përmirësim të sistemit të arsimit si dhe Projekti i shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …